KreuCelebrity

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj munguan në xhirimet e post Big Brother VIP?!

Këtë të diel në Top Channel është xhiruar post Big Brother, ku pjesë e saj kanë qenë ish-banorët e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Mësohet se Donald Veshaj dhe e dashura e tij Beatrix Ramosaj kanë munguar, shkak për këtë u bë fakti që aktori doli i dyti nga ky format dhe nuk arriti të rrëmbejë çmimin e parë prej 100 mijë eurosh.

Prej ditësh në mediat sociale kanë qarkulluar lajmet se në momentin që Iliri u shpall fitues, Romeo ka tentuar të futet në skenë dhe ka patur përplasje me produksionin.

Gjithashtu të shumta kanë qenë edhe aludimet se ata kanë hequr dorë edhe nga emisioni që do të fillonin së shpejti në Top Channel, pasi ata kanë fshirë promon e programit nga Instagrami pa dhënë arsye.

Donaldi Veshaj ende nuk ka folur në lidhje me lajmet që po qarkullojnë pas “Big Brother VIP”, pritet që aktori të japë versionin e tij këto ditë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF