Elon Musk u nda nga nëna e fëmijës së tij për shkak se “nuk kishte kohë që t`i përkushtohej familjes”, sic thoshte dhe ai vetë, pasi është shumë i zënë me projektet e tij. Megjithatë, miliarderi duket se e ka liruar pak “axhendën” e vet, dhe së fundi, ka një të dashur të re.
Aktorja australiane Natasha Bassett është parë në shoqërinë e miliarderit në avionin e tij privat teksa zbrisnin të qeshur së bashku në Los Angeles.
Natasha 27 vjecare, ka lindur ne Sidenj por që në moshën 19 vjecare u zhvendos në New York për të marrë mësime aktrimi. Debutin në teatër, ajo e ka pasur kur ishte vetëm 14 vjec në pjesën “Romeo dhe Zhuljeta”.
Ajo është pjesë e kastit të filmit më të fundit mbi jetën e legjendës së muzikës, mbretit të rock&roll, Elvis Presley.
Për Elon Musk, kjo është marrëdhënia e parë romantike që prej ndarjes nga Grimes, nëna e djalit të tij X Æ A-XII, që tashmë është një vjec.