KreuCelebrity

Donaldi i pakënaqur nga BBV, reagon Lori Hoxha: Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike..

Fitorja e Ilir Shaqirit duket se nuk u prit mirë nga aktori i humorit Donald Veshaj. Në mediat sociale po aludohet se ai së bashku me Romeon do ta lënë emisionin “Më lër të flas”, i cili do të fillonte së shpejti në Top Channel.

Së fundmi me anë të një postimi në Instagram Lori Hoxha, producentja e Big Brother VIP, duket se i ka dërguar një mesazh thumbues Donaldit.

“Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyesni se çfarë ndenjëse keni. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të mëdha dhe më të mira”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë më herët regjisori i spektaklit, Eduart Grishaj reagoi duke thënë se të gjithë finalistët kanë dalë të fituar, teksa shtoi, “Nuk njoh ende një shqiptar që ka pranuar humbjen, ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF