Sipërmarrja e re e Donald Trump është një rrjet social i quajtur “Truth Social”, i cili filloi mbrëmjen e së dielës në “Apple”, duke shënuar rikthimin e ish-presidentit në mediat sociale pasi ai u ndalua nga disa platforma vitin e kaluar.
Aplikacioni ishte i disponueshëm pak para mesnatës dhe u shkarkua automatikisht në pajisjet “Apple Inc.” që u përkisnin përdoruesve që kishin porositur paraprakisht aplikacionin.
Disa përdorues raportuan se kishin probleme me regjistrimin për një llogari ose u shtuan në një listë pritjeje me një mesazh, “Për shkak të kërkesës masive, ne ju kemi vendosur në listën tonë të pritjes“.
Kujtojmë që Trump u ndalua nga një sërë platformash në rrjetet sociale pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol të SHBA-s nga mbështetësit e tij, pasi u akuzua për postimin e mesazheve që nxisnin dhunë.