Seriali i ri i Lord of the Rings ka kushtuar 1 miliardë dollarë, por traileri i tij shkaktoi pakënaqësi të mëdha në rrjet. Arsyeja ishte se në role xhuxhësh dhe elfësh janë vendosur aktorë me ngjyrë, cka u konsiderua si dicka e pavend në fantazinë e konceptuar krejt ndryshe që në fillim.
Sophia Nomvete interpreton një princeshë xhuxhe, gruaja e parë me ngjyrë dhe femër që luan një xhuxh. Lenny Henry vjen si një elf i zi.
Fansat e Lord Of The Rings shpërthyen në kritika në Twitter. Ata janë treguar të ashpër me përkatësinë etnike të Nomvete ndërsa disa të tjerëve nuk u pëlqen fakti që xhuxhet femra nuk kanë mjekër si meshkujt. Të tjerë druhen se thellësia e mendimit në librat e Tolkien nuk del aspak në pah në këtë realizim.
“Kaq e trishtueshme që sapo përdoren idetë e Tolkien-it për të shkruar një libër krejtësisht të ndryshëm, dhe një libër që është aty vetëm për t’i bërë homazh ideve të ngatërruara të zgjuara në vend të thellësisë së madhe të mendimit të themeluar në librat e tij”, thoshte një koment në Twitter.