E ftuar tek “Ftesë në 5”, Beniada Nishani rrëfeu se prej daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, nuk ka pasur më kontaktet e tjerë pasi të gjithë kohën ia ka kushtuar familjes. Megjithatë, ajo bëri disa rrëfimi për sittanë brenda, e tha se gjëja që e kishte mërzitur më shumë në shtëpi që ishte debati i fortë i Einxhel me Donaldin.
“Gjëja që na ka prekur më shumë ka qenë situata me Einxhelin që të rrija më shumë me të dhe të mbaja qëndrim ndaj Donaldit. Kështu jam edhe jashtë, kur dy shokë zihen. Kam mbështetur shoqen time aty brenda, por po të kthehem brenda, sillem njësoj.
Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë, është super djalë. Një defekt i tij është se përdor gjithmonë zemrën dhe kur përdor zemrën, mund të lëndohesh”,- u shpreh ajo.
Beniada po kështu nuk tregoi nëse kishte pasur ndonjë pëlqim aty brenda për ndonjë prej djemve me të cilin mund të ishte lidhur, por tha se vetëm i ka pasur miq të gjithë.