
Donald dhe Romeo Veshaj kanë marrë pjesë në festën private të “Top Channel”, zhvilluar me të gjithë banorët pas mbylljes së shoë-t, dhe kjo shihet në një video të siguruar nga “Panoramaplus” . Por a mjafton ajo për të treguar vërtet mes binjakëve dhe produksionit të BBV, nuk ka pasur krisje?
Më herët, kur u xhirua “Post Big Brother VIP” , u tha se Donaldi nuk ka qenë i pranishëm e as Beatrix. Në media u përfol se zhgënjimi i tij dhe të vëllait për faktin që nuk e fitoi cmimin e madh, ka prodhuar përplasje me produksionin.
“Me votuat për një fitore që nuk e mora”, shkroi ai në rrjetet sociale pas daljes nga shtëpia.
Flitet po kështu se të dy vëllezërit kanë hequr dorë dhe nga emisioni “Më lër të flas” që do fillonte së shpejti në “Top Channel” në Prime Time. Ata e kanë hequr videon prezantuese nga instagrami, shkruan panorama.com, e nuk ndjekin më as Sarën, as Lorin dhe Donaldi madje nuk ndjek më as Arbana Osmanin.
Vetë Arbana insistoi se nuk ka sherr mes produksionit dhe Donaldit, ndërsa Lori me nënkuptim postoi disa foto nga prapaskenat e reality show-t duke shkruar se nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike nuk duhet të pyesni për ndenjësen por thjesht të hipni.