KreuCelebrity

“Dua të gjej partnerin e jetës”, njihuni me fronisten e re në “Love Story”!

Programit të dashurisë këtë të hënë i është bashkuar një vajzë e re, e cila do të jetë në pozicionin e fronistes në “Love Story”

Bëhet fjalë për Aiden, një ekonomiste në profesion, por që ka pasion të madh për make-up.

Ajo ka prezantuar veten përmes një klipi të shkurtër dhe vjen në program për të gjetur partnerin e jetës.

“Pamja është kartvizita e çdo vajze, kështu që unë i përkushtohem shumë vetes me fitnes dhe yoga. Kam patur disa eksperienca në botën e spektaklit, videoklipe dhe reklama. Dua të gjej dikë me të cilin të jem partner në jetë. Love Story është vendi i duhur për të takuar djalin që unë po kërkoj. Më pëlqejnë djemtë e “Love Story”, por nuk do përmend asnjë emër. Dua t’i njoh nga afër sepse më pëlqen që çdo njohje të jetë sa më natyrale”, tha ajo.