Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, u shpall fitues i “Big Brother VIP” pas më shumë se katër muaj qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në “Open” dhe zbuloi se 50% të çmimit të madh do ta çojë për bamirësi.
“E pata deklaruar në formularin më 2 tetor që 50% do ta çoja në bamirësi dhe pa e përcaktuar. Ky ishte mendimi im që më vlonte në kokë gjatë 4 muajve.
Kur mësova për fondacionin e Dritan Hoxhës, mendova se nuk do të kishte gjë më të bukur se të çoja për bursa studimi gratis. Ëndrra ime është që të jetoj në Shqipërinë time, jam shumë pranë Shqipërisë time”, u shpreh Ilir Shaqiri.