Në festën ( jo dhe aq private të Big Brother VIP), Donaldi befasoi me veshjen. Aktori mbante veshur kostumin e “Spiderman”, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, Bora Zemani ishte shfaqur e kombinuar si partnerja e personazhit kryesor të këtij filmi, Zendaya.
Ky u interpretua si një sinjal që Donald poi dërgon ish të dashurës. Por nuk mjafton me kaq. Ai po kështu këndoi këngën “Toxic Love” bashkë me Elgit Dodën, e që i është kushtuar moderatores, e cila nuk ishte fare në festë. Historia e dashurisë së Donaldit dhe Borës u kthye në qendër të vëmendjes pas hyrjes së tij në BBV. Puthja që shkëmbeu aty me Borën, u pa nga fansat si mundësi e një rikthimi të tyre, por Donaldi më pas shfaqi interes për Beatrix Ramosaj.
Kjo e fundit la tani të kuptohet se lidhja e tyre mund të ketë marrë, dhe ndjekësit po mendojnë mos ndoshta tani do të ketë një rindeze të flakës së pasionit mes Donaldit dhe Borës.