KreuCelebrity

Genta Ismajli publikon fotografinë e parë me binjakët e saj, zbulon emrat e tyre!

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë në fillim të këtij viti.

Ajo dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta, u bekuan me një vajzë dhe një djalë.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram fotografinë e parë të binjakëve të saj, teksa ka zbuluar edhe emrat e tyre të veçantë, Ivy dhe Icon.

“22.02.2022. Ja ku janë bebet tona, edhe më perfekte seç i kishim imagjinuar. Ivy dhe Icon”, ka shkruar këngëtarja përkrah postimit të saj, ku shihet se ka realizuar një set fotografik me dy vogëlushët e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF