Pasi Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës, çmimi i naftës ka kaluar vlerën e 105 dollarëve për fuçi.
Çmimi i naftës së papërpunuar kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse të naftës.
Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar dhe është gjithashtu eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror.
Rritja e çmimit të naftës do të çojë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e çmimeve të karburantit me shumicë.