KreuCelebrity

Këngëtari “fut” vajzën në Big Brother 2, konfirmohet banorja e parë?! 

Duket se është zbuluar personazhi i parë i “Big Brother VIP 2”: ajo thuhet se do të jetë Keisi Medini, vajza e Sabianit, i cili ishte gjithashtu banor i  “Big Brother VIP 1”. Sabiani rrëfeu se e bija e ka marrë vetë këtë vendim.

Këngëtari është pyetur se cili do të jetë reagimi i tij, nëse Keisi do të dashurohet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në fakt, në BBV 1 u krijuan disa cifte, një pjesë e të cilëve po e vazhdojnë lidhjen. Sabiani tha se Keisi, është e lirë të bëjë si të dojë, por pa kaluar normat.

 “Keisi do të futet pa korniza, mund të bëjë gjithçka aty brenda, brenda normave. Të dashurohet, si t’ia thotë e bardha zemër”.

Teksa Sabiani ishte banorë brenda shtëpisë së “BBV” 1, kur kishte një surprizë nga vajza e tij Keisi, moderatorja Arbana Osmani e kishte pyetur nëse do kishte dëshirë që vajza e tij të ishte banore e “BBV” në atë moment Sabiani vetëm qeshi sepse nuk e besonte dot, por tashme Keisi do të jetë banorja e parë e “ BBV”2.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF