KreuCelebrity

Ushtari ukrainas hedh veten në erë për të ndaluar tanket ruse!

Ushtari ukrainas hedh veten në erë për të ndaluar tanket

Ushtari Vitaliy Skakun është sot një hero në Ukrainë. Ai sakrifikoi jetën e tij pasi hodhi në erë një urë në Henichesk për të ndaluar përparimin e një kolone tankesh.

“Në këtë ditë të vështirë për vendin tonë, kur populli ukrainas po zmbraps pushtuesit rusë në të gjitha drejtimet, një nga vendet më të vështira në hartën e Ukrainës ishte Isthmusi i Perekopit, ku një batalion i veçantë marinsash ishte një nga të parët që takoi armikun”, thuhet në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Me qëllimin të ndalonte avansimi i kolonës së tankeve ruse, u mor vendimi që të shkatërrohej ura Henichesk. Vitaliy, një inxhinier i batalionit doli vullnetar për të kryer këtë detyrë.  Por pasi vendosi eksplozivin, ai nuk pati kohë të largohej dhe ndërroi jetë aty.

“Shoku ynë vdiq. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm përparimin e armikut, gjë që i lejoi njësisë të ridislokohej dhe të organizonte mbrojtjen”,  thuhet në deklaratë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF