Teksa sanksione të ndryshme po merren ndaj Rusisë, organizatorët e Eurovisionit kanë vendosur që vendi do të marrë pjesë në festival, pavarësisht se ka nisur një sulm ushtarak ndaj vendit fqinj.
Organizatorët e Eurovision e cilësuan konkursin si një ngjarje kulturore jo politike dhe treguan se do të presin pjesëmarrësit nga Rusia dhe Ukraina, në muajin maj.
“Ne sigurisht që do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”, shtuan ata.
Ndërkohë televizioni shtetëror i Ukrainës “UA:PBC” kishte bërë thirrje që Rusia të pezullohej.