KreuCelebrity

Frika e madhe e aktores së njohur që do të interpretojë Michelle Obamën!

Edhe një aktore mjaft e vlerësuar e me eksperiencë si Viola Davis mund të ndihet e frikësuar përpara një roli të ri, sidomos kur ai vjen me përgjegjësi të shtuar. Davis do të interpretojë Michelle Obaman në serialin e ri “The First Lady”.  Fituesja e çmimit Oscar, Viola Davis tha se kjo e frikësoi mjaftueshëm.

Obama është një nga tre zonjat e para të portretizuara në serial. Si aktorja e vetme që luan zonjën e parë (që është ende gjallë), Davis u pyet nëse ndjente presion duke e ditur se Obama mund të shihte punën e saj.

“Jo vetëm që po, por mund të them se më mban zgjuar natën” – është shprehur ajo.

“Ju nuk doni t’i ofendoni ata me portretizimin tuaj. Por, për t’iu përgjigjur pyetjes: Tmerruese.“- shtoi aktorja. Davis u sfidua të portretizonte jo vetëm gruan që njerëzit panë para kamerës, por gjithashtu të vinte në performancë thelbin e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF