I ftuar në “Top Albania Radio”,, fituesi i “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri , përmendi edhe Donaldin, me të cilin pati disa përplasje gjatë qëndrimit brenda në shtëpinë e BBV. Ai e ka vlerësuar sidoqoftë aktorin si lojtar.
Por balerini duket mendon se Donaldin e penalizoi fakti që i dha fund lidhjes me ish të dashurën Bora Zemanin.
“Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte. Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje.
Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën, por nëse do ta kishte bërë mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte,”- është shprehur Iliri.