Përpara se të hynin në shtëpinë e “Big Brother Vip”, banorët e saj kanë nënshkruar një kontratë, dhe secili ka pasur kërkesat e tij. Avokati i BBV, Egli Haxhiraj, dha më shumë detaje rreth kësaj sot, si i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” .
Ai rrëfeu se në fakt, pjesa më e madhe e kontratave ka qenë njësoj, me perjashtim të disa përshtatejeve që u bënë në raport me angazhimet e secilit.
“Ne jemi munduar të ruajmë një njëtrajtshmëri të kontratave dhe nuk kemi prnuar të bëjmë shumë ndryshime. Por duke qenë se banorët kanë patur agjendat dhe avokatët e tyre, kanë dashur nga një përshtatje që lidhej edhe me impenjimet e tyre. Duke qenë se ishin personazhe të ndryshme dhe vinin nga botë të ndryshme si për shembull nga muzika, nga spektakli, etj. secili prej tyre mbarte ato eksperienca që kishte me televizionin.
Donaldi kishte një eksperiencë më të mirë me kontratat. Ishte më i “djegur”. Fifi kërkoi laps dhe letër për të shkruar këngët e saj brenda “Big Brother VIP”. Dhe rregullat nuk e lejojnë por u bë një përjashtim. “-tregoi avokati.