Aktorja Angelina Jolie ka reaguar në lidhje me luftën ruse në Ukrainë me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
Humanitarja ka ndarë shqetësimin e saj për situatën. Ajo ka theksuar se në këto momente është jetike që të bëhet gjithçka që është e mundur për të mbështetur ata që ikin nga shtëpitë e tyre në Ukrainë.
“Ashtu si shumë prej jush, unë po lutem për njerëzit në Ukrainë. Fokusi im së bashku me kolegët e mi nga ‘Refugees’, është që të bëhet gjithçka e mundur për të garantuar mbrojtjen dhe të drejtat themelore të njeriut të të zhvendosurve dhe refugjatëve në rajon.
Ne kemi parë tashmë raporte për viktima dhe njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri. Është shumë herët për të ditur se çfarë do të ndodhë, por rëndësia e këtij momenti për popullin e Ukrainës dhe për sundimin ndërkombëtar të ligjit nuk mund të mbivlerësohet”, ka shkruar ajo.