KreuCelebrity

Beniada, pjesë e “E Diell”? Modelja “kap” dhe një tjetër emision në Top Channel!

Beniada Nishani mori përpara disa javësh propozimin për të qenë pjesë e emisionit “Procesi Sportiv”. Gjatë transmetimit live të “Big Brother VIP”, atë e nxorën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për pak minuta, për ta dërguar te studio e emisionit sportiv.

Por duket se kjo nuk ka qenë ftesa e vetme për modelen, që bëri shumë fansa gjatë kohës së qëndrimit në BBV me karakterin e butë të saj.

Beniada duket se do të jetë pjesë edhe e programit “E diell”. Ajo publikoi një foto me Argjira Spancën, shoqëruar me mbishkrimin: “Së shpejti”.

Në këtë mënyrë, ajo la të kuptohet se mund të drejtojë një rubrikë në këtë emision së bashku me Argjirën, por nuk dha detaje të mëtejshme!