KreuCelebrity

Dr. Flori do të festonte 43-vjetorin e lindjes, Landi e kujton me fjalët e ndjera: “Shoh foton e të kujtoj..”

Dr. Flori do të festonte sot 43-vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë në vitin 2014.

Një ndër miqtë e tij më të mirë ka qenë Landi Hysi, i cili vazhdimisht e kujton me mesazhe prekëse edhe në rrjetet e tij sociale.

Edhe në këtë ditë të shënuar Landi ka publikuar një fotografi të West Side Family, dhe përkrah saj ka shkuar disa fjalë të ndjera.

“Thonë: “Një foto vlen sa një mijë fjalë”. Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve. Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori 28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014”, ka shkruar ai.

 

 

 

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF