Këngëtarja Ronela Hajati do të jetë e ftuar speciale në finalen të “Selecţiei Naţionale”, festivali ku Rumania do të përzgjedhë përfaqësuesin për në “Eurovision 2022”.
Këngëtarja do të këndojë versionin e ri të këngës “Sekret” për të cilën ka punuar me disa producentë të njohur në Angli.
Lajmin e ka bërë me dije faqja zyrtare në Instagram e Eurovision Albania përmes një postimi ku ka shkruar, “Më 5 mars Rumania zgjedh në finalen e “Selecţiei Naţionale” këngën përfaqësuese për në Eurovision 2022. E ftuar speciale në finalen e së shtunës do të jetë Ronela Hajati, e cila do të këndojë versionin e ri të këngës “Sekret”.
Kujtojmë që klipi i këngës së Ronelës pritet të publikohet më 4 mars. Këngëtarja ka zbuluar se performanca në Torino, ku do të mbahet festivali europian, do të jetë krejt ndryshe nga Festivali i Këngës.



















