KreuCelebrity

Jetë të gjatë filler-it të acidit ialuronik dhe strategjia e 10 rregullave!

Jetë të gjatë filler-it të acidit ialuronik dhe strategjia e

Kirugjia estetike nuk njeh krizë, madje të dhënat sipas agjencive të ndryshme mjekësore tregojnë se kjo fushë ka një rritje prej 15-20% gjatë vitit 2021. Ajo që të bën më shumë përshtypje është e fasha e moshës së re, e cila shihet që ka rritje dhe kërkesa, veçanërisht për acidin ialuronik,  i cili është më i kërkuari. Nevoja për të zgjatur efektin e rezultateve ka çuar në krijimin e një strategjie të mirinformuar.

Rregulli 1 Të indentifikosh formulën e duhur

Shpeshherë, ajo që e bën një preparat të funksionojë është tipi i formulës së tij, në bazë të cilit qëndron një formë e veçantë e acidit iauronik. “E para gjë që duhet të bëhet është të zgjidhet një produkt i cili ka të gjitha karakteristikat e mbajtjes së trupit në formë gjatë kohës”. Sipas dermatologes së njohur italiane Marina Ramagnoli agjencitë e industrisë së kozmetikës synojnë jo vetëm të rrisin performancën e tyre, por shumë e rëndësishme është mbajtja dhe zgjatja e efekteve të këtyre produkteve, Për shembull filleri i acidit iauronik Biohyalux, është në gjendje ta ruajë formën e mirë nga 6 deri në 12-15 muaj. Gjithçka varet nga teknologjia e përdorur. Acidi iauronik duke u lidhur me substanca të tjera, formon një rrjetë rezistente ndaj sulmeve të radikaleve të lirë, ashtu dhe nga molekulat të cilat janë përgjegjëse për plakjen.

Rregulli 2 Evitoni shtypjet

Menjëherë pas trajtimit të kryer është shumë e rëndësishme të evitohen shtypjet me gishtërinj në zonat ku është aplikuar filleri, duke përjashtuar të gjitha llojet e masazheve. Mbajtja e syzeve me skelet të rëndë mund të ndikojë shumë keq në një ndërhyrje plastike si në rinoplastikë, por nuk ka lidhje me trajtimet e këtij lloj. Për këtë rast nuk lejohet në asnjë mënyrë sauna apo banjot turke, të cilat mund të përkeqësojnë ënjtjet dhe mund të shtojnë dhimbjet.

Rregulli 3 Qëndroni të qetë

Evitoni sa më shumë të jetë e mundur situatat tensionuese dhe emotive të cilat bëjnë çlirimin e radikaleve të lirë, të cilat ngadalësojnë jetëgjatësinë e fillerit. Yoga dhe meditimi mund t’ju ndihmojnë të ulni stresin dhe presionet e jetës së përditshme. Në këtë rast duhet të mbani parasysh këshillen: keep calm!

Rregulla 4 Zgjidhni profesionistët

Është shumë e rëndësishme dhe mënyra si do të bëhet gjithë ky proces në trupin tuaj. “Përgatitja e lëkurës për inflitrimin e acidit iauronik me anë të biostimulit, duke vendosur doza të vogla në mënyrë të shpërndarë në të gjithë fytyrën ka sjellë rezultate shumë të mira” është shprehur dermatologia e njohur Ginevra Migliori.

Rregulla 5 Luani me shpejtësi

Është shumë e rëndësishme që të evitoni të mos kalojë shumë kohë nga një séancë në tjetrën. E mira do të ishte që të paraqiteni në seancën e ardhshme pa u zhdukur krejt efektet e seancës paraardhëse. “Nuk është e këshillueshme ta aplikoni fillerin ndërsa lekura juaj ka humbur hidratimin’, shprehet sërish Ramagnoli. “Është mirë që të stabilizohet me mjekun një lloj trajtimi i kombinuar dhe në masë. Këto lloj trajtimesh sjellin sinergji midis tyre mund të zgjasin jetën e fillerit.

Rregulla 6 Pini shumë ujë

Pini të paktën 2 litra ujë në ditë. Acidi iauronik i injektuar e do shumë ujin.

Rregulla 7: Fokusi mbi kurat kozmetike

Kujdesi për lëkurën me produktet e duhura është lëvizja fituese për të përfituar një rezultat shumë të mirë. Po, produkteve me bazë të acidit iaronik, në formë hidratimi për një aktivizim dhe stimulim të kolagjenit.

Rregulla 8 Një rregjim ushqimor i duhur

Rregjimi ushqimor me bazë zarzavatesh, frutash, drithërash, duke evituar sheqerin e përpunuar dhe ushqimet e dëmshme. Konsumoni nxitës natyral si kurkumaja, likurician, dhe të tjerë që gjenden në ushqimet vegjetale.

Rregulla 9 Shfrytëzoni integratorët

Mund të merrni integratorë nutrientë me bazë acidi iauronik dhe antioksindantë si vitamima C, apo enzima Q 10.

Rregulla 10 Kujdes, stërvituni me masë

Aktiviteti fizik është një zgjidhje shumë e mirë për një jetë të shëndetshme. Por dhe kjo duhet të bëhet pa sforcime. Sepse ushrimet e vështira fizike dhe një stërvitje e ekzagjeruar çon organizimin në çlirimin e radikaleve të lira, të cilët janë armiqtë më të mëdhenj të acidit iaruronik.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF