KreuCelebrity

Tiziano Ferro bëhet për herë të parë baba!

Këngëtari i famshëm italian Tiziano Ferro ka njoftuar me anë të një fotografie shumë të bukur në Instagram se është bërë për herë të parë prind i dy fëmijëve, të cilët i ka birësuar bashkë me bashkëshortin e tij Victor Allen. “Është nderi më i madh, por dhe më i vështiri” ka shkruar këngëtari.

“Jeta jonë ndryshoi nga dy telefonata”, është shprehur për Vanity Fair Italia, Ferro.

“Dy telefonata më bënë njeriun më të lumtur në botë. E para disa muaj më parë, një vajzë. Dhe e dyta pak javë më parë, kësaj radhe një djalë. Jam bërë baba, dhe dua t’ju prezantoj këto dy mrekulli, 9 dhe 4 muajsh”, shkruan artisti duke zbuluar dhe emrat e fëmijëve: “Margherita dhe Andres, jeta juaj sapo ka filluar, po ashtu dhe e jona.”

Ferro 42 vjeç me një karrierë 20-vjeçare s’e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u bërë prind. Madje në shumë intervista dhënë revistave më të famshme si Vantiy Fair ka shprehur dëshirën e madhe. Në 2016 i pyetur nga kjo revistë në lidhje me projektin e tij amerikan, Ferro ka thënë që do të shkonte atje për të patur një fëmijë, madje duke qenë dhe prind i vetëm. Viti 2019 ishte viti kur këngëtari njohu partnerin dhe atë që do bëhej bashkëshorti i tij madje dy herë, një herë në Los Angeles dhe një tjetër në Latina, Viktor Allen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF