Maluma më në fund do të jetë në Tiranë. Koncerti u shty dy herë prej pandemisë dhe goditjeve të njëpasnjëshme që i bëri kjo e fundit jetës së natës dhe muzikës ‘live’.
Data e re e koncertit është sërish më 14 mars 2022, dhe do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”.
Kompania “RedCloud” si dhe organizatorët e këtij koncerti kanë bërë me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.
Koncerti është pjesë e turit botëror të artistit me famë ndërkombëtare, ndërkohë që ai vetë është shprehur i entuziazmuar për ardhjen e tij në Shqipëri.



















