Lady Gaga dhe Bradley Cooper sërish bashkë. Kësaj radhe në tapetin e kuq të SAG Awards. Kimia ndermjet të dyve është e njëjta. Ishte 24 shkurt 2019 kur gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Oscar, çifti bëri për vete publikun, shtypin, tabloidet me performancën e tyre, sa që dyshimet për një lidhje të mundshme ishin më se reale. Le të themi që aktorët u bënë protagonistë të atij edicioni, sa për shumëkush ajo ishte më shumë gossip sesa kinema.
“Mendoj që social media-t janë tualetet e internetit”, u shpreh në atë kohë Gaga, duke shtuar që ajo dhe Bradley ia kishin arritur qëllimit me atë performancë. “Unë dhe Bradley treguan thjesht atë që donin të tjerët të shikonin, punën tonë”.
Në atë kohë Lady Gaga i dha lamtumirën Christian Carinos, me të cilin po planifikonte dhe martesën, ndërkohë që Bradley la të fejuarën e tij historike dhe nënën e vajzës së tij modelen Irina Shayk.