KreuCelebrity

Carla Bruni për Nicolas Sarkozy: “Është i butë, i sjellshëm dhe kaq seksi!”

Ata kanë bashkë 13 vjet matuar dhe megjithatë ndjehen si të ishin në ditën e parë. Ish- zonja e parë e Francës, ish- modelja Carla Bruni gjatë një interviste dhënë Sunday Times me rastin e fushatës së saj publicitare për shtëpinë e modës Balmain, është shprehur me superlativa për të shoqin i cili po kalon një periudhë të vëshirë, pas shpalljes fajtor për akuzën për financim të paligjshëm gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012.

“Im shoq është një tip super alfa. Dëshiron të ketë gjithçka në kontroll dhe të drejtojë.

U bë president sepse ka këtë temperament dhe nuk ka nevojë për një shtet për ta bërë, e bën gjithsesi”. Ka thënë ajo. Megjthatë pas këtij burri autoritar, sipas Brunit qëndron një shpirt i butë dhe i dashur. “Nicolas është gjithashtu burri më i embël dhe më i sjellshëm i botës dhe mbi të gjitha është shumë seksi”, ka shtuar Bruni. “Ne nuk zihemi kurrë, sepse jemi të dy shumë të fortë dhe i shohim gjërat në aspektin pozitiv.”

Carla Bruni dhe Nikolas Sarkozi u takuan gjatë një darke në 2007 dhe më 2008 u kurorëzuan në martesë. Tre muaj më pas erdhi në jetë vajza e tyre Giulia. Bruni ka dhe një djalë 21-vjeçar nga një lidhje e mëparshme, ndërsa Sarkozi ka tre fëmijë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF