Ka mbërritur në edicionin e 28-të, ceremonia e ndarjeve të çmimeve të Sindikatës së Aktorëve e cila është mbajtur në prag të ceremonisë së çmimeve Oscar. Ndër fituesit dhe “Succession”, “Ted Lasso” për TV dhe Jessica Chastain e Will Smith për kinemanë. Për miniserialet janë vlerësuar Michael Keaton dhe Kate Winslet.
Sukses i paparë për fenomenin televiziv korean “Squid Game”, fitues i dy çmimeve kryesore, për kategoritë e aktorit dhe aktores më të mirë në një serial dramatik. Përkatësisht aktorët Lee Jung -jae dhe Ho-yeon Tung. Seriali “Succession” i HBO, ishte seriali më i nominuari i gjthë këtij edicioni, por që fitoi në kategorinë “Kasti më i mrë në një serial dramatik”. Sukses dhe për serialin e Apple TV+ “Ted Lasso” për kategoritë “Kasti më i mirë në një serial komik” dhe si “aktori më i mirë protagonist” me Jason Sudeikisin. Shumë prej anëtarëve të jurisë të çmimeve SAG/ AFTRA bëjnë pjesë në Akademinë e çmimeve Oscar, gjë që i bënë këto çmime shumë të rëndësishëm, për rrugëtimin e këtyre produksioneve drej Oscarit. Madje çmimet për kategorinë “kasti më i mirë” mund të shërbejnë si një pasqyrë për atë mund të ndodh në të ardhmen.
Filmat “Fuqia e qenit”, “Belfast” dhe “Shenjat e zemrës- bishti”, veçanërisht ky i fundit është një nga pretendentët për fitimin e statujës së Oscarit. Aktorja Jessica Chastain fitoi çmimin SAG Award si aktoja më e mirë protagoniste për filmin “Sytë e Tammy Faye”, ndërsa Will Smith fitoi si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Një familje fituese- Mbreti Rikard”. Gjatë ceremonisë aktorja Hellen Mirren u vlerësua me çmimin e karrierës.