Disa ditë pasi vizitoi kryeqytetin ukrainas, Kievin, për të filmuar dokumentarin e tij mbi pushtimin e Rusisë, aktori dhe regjisori hollivudian Sean Penn e gjeti veten mes mijëra refugjatëve që ikën në Poloni, duke iu bashkuar eksodit të tyre më këmbë.
Aktori 61-vjeçar Penn postoi një foto në Twitter, ku ylli i kinemasë shihej me një çantë shpine dhe duke tërhequr një valixhe me rrota ndërsa ai vraponte përgjatë një rruge pranë një vargu makinash në distancë.
“Unë dhe dy kolegë të mi ecëm me milje të tëra deri në kufirin polak pasi e lamë makinën tonë në anë të rrugës”, shkroi Penn mbi foton e postuar në Twitter më 1 mars, “Pothuajse të gjitha makinat në këtë foto mbajnë vetëm gra dhe fëmijë, shumica pa asnjë bagazh dhe makina është e vetmja pronë e tyre me vlerë.”
Ai nuk shpjegoi pse bashkë me kolegët u detyruan të braktisnin automjetin e tyre.
Një zëdhënëse në Los Anxhelos, Mara Buxbaum, i tha Reuters me email të martën se Penn “kishte dalë nga Ukraina në mënyrë të sigurt”. Ajo nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera në lidhje me vendndodhjen e tij ose rrethanat e largimit të tij nga Ukraina.
Myself & two colleagues walked miles to the Polish border after abandoning our car on the side of the road. Almost all the cars in this photo carry women & children only, most without any sign of luggage, and a car their only possession of value. pic.twitter.com/XSwCDgYVSH
— Sean Penn (@SeanPenn) February 28, 2022