
Megjithëse nga pallati mbretëror nuk ka ende një komunikatë zyrtare mbi rezultatin e testit negativ të covidit të mbretëreshës, çdo gjë duket se është në rregull. Mbretëresha ka zhvilluar dy takime zyrtare nëpërmjet videokonferencave. Nëntë ditë nga dalja pozitive me covid, (simptoma të lehta) sovrania duket se po përgatitet për jubileun e platinit.
Pallati u tregua shumë i kujdesshëm në dhënien e informacioneve në lidhje me këtë çështje. Thjesht u fol për një gjendje të lehte gripale dhe se situata shëndetësore e mbretëreshës ishte e mirë dhe e qëndrueshme. Por, mediat filluan të lëvizin nisur nga fakti që sovrania nuk po shfaqej askund. Dihet se mbretëresha Elizabetë II është një grua shumë aktive dhe i merr me shumë seriozitet funksionet e saj. Pezullimi i disa takimeve online shtuan dyshimet se shëndeti i saj ishte në rrezik.
“Ajo nuk dëshiron të dalë sepse është pak e ftohur”, shkruante në Daily Mail një burim nga pallati mbretëror. Ishte ky tabloid që zbuloi madje që sovrania të dielën e kaluar kishte lënë kështjellën për të marrë pjesë në një takim familjar në Frogmore Cottage. Ku të pranishëm ishin dukët e Kembrixhit, William dhe Kate me fëmijët e tyre dhe princesha Beatrice e Jorkut me vogëlushen e saj Sienna.
Tashmë duket se rreziku është shumë larg. Lidhja e fundit e mbretëreshës nga zyra e saj në Windsor me monitorin e Buckingham Palace tregon se mbretëresha gëzon shëndet të plotë dhe mbi të gjitha është kthyer.