KreuCelebrity

VIDEO/ Edhe pse u kritikua, Ilir Shaqiri puth sërish vajzën në buzë!

Balerini i njohur Ilir Shaqiri, fitues i “Big Brother VIP”, është kthyer në Itali, ku është takuar me të bijën Emily.

Këtë e ka bërë me dije vetë balerini më anë të një postimi që ka bërë në rrjetin e tij social Instagram. Ilir ka publikuar një video, ku shihet me të bijën në makinë dhe kanë shkëmbyer edhe një puthje në buzë.

Edhe këtë herë videoja ka shkaktuar shumë polemika dhe ndjekësit janë ndarë prapë në dy pjesë, ata që e mbështesin këtë veprim dhe ata që janë kundër.

Kujtojmë që kur balerini ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe u surprizua nga e bija, ata shkëmbyen një puthje në buzë, duke nxitur edhe asokohe shumë kritika në rrjetet sociale. Mirëpo, duket se Iliri nuk është ndikuar aspak dhe sërish ka puthur të bijën në buzë.

 

 

 

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF