Sfilatat pariziene mbyllën muajin e parë të modës 2022. Gjithçka përfundoi më mirë se ç’duhet si në fitime ashtu dhe në parada yjesh dhe figura të shquara të botës së artit dhe skenës.
Pas 2 vite ndalese, më në fund bota e modës nisi fuqishëm me sfilatat e saj, duke marrë ajër lirisht pas një periudhe të vështirë. Evenimentet nga Nju Jorku në Milano filluan të shumëfishohen, ndërkohë që shumë shtete kanë lehtësuar masat shtrënguese kundër covid-it. Kryeqyteti francez Parisi, ishte protagonist i dritës së shkëlqimit të reflektorëve dhe prezenca e personazheve të njohur ishte më e madhe këtë vit. Për tre muaj me radhë u zhvilluan prezantimet e Haute Couture dhe Menswear për ta mbyllur me prezantimet e linjave femërore.
Një nga shfaqet më të shumëpritra padyshim sfilata e Off – White, e para pas largimit nga jeta e krijuesit dhe frymëzuesit të saj Virgil Abloh. Një kast jashtëtokësor në pasarelë dhe me një publik po kaq të jashtëzakonshëm si Carla Bruni dhe Tina Kankey, duke kaluar tek fituesit e festivalit më të njohur italian Sanremo, Mahmood dhe Blanco.
Rihana, pas prezantimit të saj në sfilatat milaneze, ku me krenari tregoi barkun e rrumbullakosur të shtatëzanisë, u shfaq e mrekullueshme në sfilatën e Dior-it, e ndjekur nga Iris Law, vajza e aktorit Jude Law dhe Maya Hawke, vajza e Uma Thurman-it dhe Ethan Howke. Por s’kishte si mos të vihej re prania e Demi Moore dhe Catherine Deneuve, dy divat e kinemasë që i shtuan shkëlqimin duke e ngritur në një tjetër nivel shfaqen e Saint Laurent. Demi dukej jashtezakonisht mire, dhe befasoi me pamjen e saj “si te rinuar brenda nates me 20 vjet”!
Por dhe yjet e serialit televiziv, që po thyen rekorde shikueshmërie Euphoria, Jabob Elordi, Dominic Pike dhe Maude Apatow nuk mbetën pas.



















