KreuCelebrity

“Ishte pak e shëmtuar….”, Semi flet për lidhjen e Donaldit me Beatrix!

Në emisionin e fundit të post “Big Brother VIP” u diskutua për shoqërinë që Semi Jaupaj pati brenda shtëpisë së famshme me Donald Veshaj. Produksioni tregoi përmes një videoje momentet që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Moderatorja e emisionit, Arbana Osmani e pyeti se çfarë do të ndryshonte në marrëdhënie me Donaldin, ajo u shpreh se donte të ishte më e ftohtë me të. Semi përmendi po ashtu edhe akuzat që i janë bërë që ajo nuk e ka mbështetur Donaldin nga jashtë.

“Këtu do ndalem pak sepse këtu jam komentuar gjatë gjithë kohës, që nuk e kam mbështetur. Pas asaj që ndodhi unë realisht, nuk isha dakord për zgjedhjen e tij që bëri. Nëse vinte puna tek Donaldi si lojtarë unë e kam mbrojtur. Jo duke bërtitur shumë ndoshta, por nuk e kam hedhur poshtë.”- u shpreh Semi. Më tej, ajo foli edhe për lidhjen mes aktorit dhe Beatrix-ës.

“Nuk dua të bëj ndonjë koment të madh. Unë jam pro dashurisë. Mënyrat si i bëri gjërat ishte pak e shëmtuar. Mund të gjente mënyra për të dërguar mesazhe për Borën. Njeriu është i lirë të bëjë ç’të dojë.”- tha ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF