Ajo ka një elegancë në sjellje duke dhënë prova të një devotshmërie dhe kuraje për të gjithë vajzat dhe gratë ukrainase në këto ditë të tmerrshme terrori.
Arkitekte dhe shkrimtare
Skenariste dhe autore e shumë programeve televizive, që kur bashkëshorti i saj Volodymyr Zelensky u zgjodh president i Ukraines, Olena Zelenska, e ka kryer më së miri rolin e saj si zonja e parë duke treguar stil dhe elegancë. 44 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, Zelenska është kthyer në një figurë qendrore dhe shembull kurajeje për shumë gra dhe vajza ukrainase. “Të dashur njerëzit e mi ukrainas, jam duke ju parë, jemi të mrekullueshëm” shkruan ajo në rrjetet sociale. “ Do qëndroj pranë jush”, vazhdon më tej.
Aktiviste dhe influencer
E ndjekin mbi 2 milionë njerëz në Instagram, Olena është gjithashtu dhe një aktiviste e Unicef-it, e përfshirë në projekte dhe programe për kulturën, dhunën kundër grave, mbrojtjen e fëmijëve etj. Revista Vogue i dedikoi asaj një kopertinë dhe publikime të tjera, ndërsa revista Focus e vendosi në listën e grave më të fuqishme të Ukrainës.