Spotify dhe Netflix i bashkohen listës së kompanive që tërhiqen nga Rusia pas pushtimit të saj në Ukrainë.
Netflix ka pezulluar të gjitha projektet dhe blerjet në Rusi, ndërsa Spotify mbylli zyrën e tij për një kohë të pacaktuar.
Netflix më herët tha se nuk kishte “nuk kishte plane” për të mbajtur 20 kanale pa pagesë në Rusi. Xhirimet për prodhimin e serialit në gjuhën ruse Zato do të ndërpriten ndërsa kompania njoftoi se po vlerësonte ndikimin e pushtimit aktual të Ukrainës.
Kujtojmë që në nëntor, Rusia kërkoi nga kompanitë e huaja të teknologjisë që të hapin zyra në vend ose të përballen me sanksione.




