KreuCelebrity

Astrologia Meri Shehu parashikon se “kush e fiton” luftën në Ukrainë!

E ftuar në “Wake Up” , astrologia e njohur Meri Shehu foli dhe për situatën në Ukrainë. Ajo tha se në shenjat e horoskopit, lideri rus Vladimir Putin është “peshore” ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është “peshqit”.

Yjet sipas Shehut, tregojnë se Putin është më pak i favorizuar sesa Zelensky, të paktën deri në fund të prillit.

“E ka marrë tamam, është futur në film. Jemi në Jupiter në shenjën e peshqve. Ai kërkon heroizmin, sakrificën, idealin dhe mendoj që e ka marrë rolin e tij shumë fuqishëm dhe ka kapërcyer përtej rolit se ka filluar të vërë ndikimin e vet. Po të jetë në shenjën e peshqve, është shumë i favorizuar, por ndonjëherë sjell dhe dhimbjen.

Aty ku është momenti që kemi energjinë kemi dhe dhimbjen, por edhe të pseudove, pseudo heronj, pseudo luftëtar. Si peshk, është më i favorizuar të paktën deri nga fundi i prillit, pastaj fjalën e marrin forca më të forta sepse futet në Dash Jupiteri, në një shenjë më luftarake”, u shpreh astrologia.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF