KreuCelebrity

Jason Momoa me fëmijët, në mbështetje të vajzës së parë të gruas!!

Aktori Jason Momoa së bashku me dy fëmijët e tij ka qenë i pranishëm në premierën njujorkeze të filmit “Batman” për të mbështetur Zoe Kravitz, vajzën e partneres së tij Liza Bonet. Megjithëse ai dhe Liza patën mosmarrëvjeshje kohët e fundit, madje u fol për një ndarje me aktoren dhe se aktori kaloi disa kohë në një kamper, kjo s’e ka ndaluar të përshkojë Amerikën për t’i qenë afër Zoës, e cila interpreton rolin e Catwomen-it.

Në tapetin e kuq, Momoa ishte i shoqëruar përveç dy fëmijëve Lola dhe Nakoa- Wolf dhe nga i fejuari e Zoës, aktori Channing Tatum.

Por ajo që ra në sy ishte mungesa e Lizës dhe Leni Kravitz, prindërve të Zoes.

“Jason e do shumë Zoën, gjithmonë e ka dashur.” Janë shprehur disa miq të aktorit për revistën People. “Të sjellësh fëmijët e tu në premierë do të thotë të kesh një ndjenjë të fuqishme ndaj familjes. Nuk ka asgjë të komplikuar këtu, ai ashtu është dhe ashtu sillet.” Kanë vazhduar ata.

Liza Bonet dhe Leni Kravitz u divorcuan në 1993, por kjo s’i pengoi ata të kishin një komunikim paqësor me njëri-tjetrin. Madje dhe kur Momoa hyri në familje ai dhe Leni Kravitz krijuan një lidhje speciale.

 Takohemi shpesh, flasim, dhe mbi të gjitha mbështesim njëri-tjetrin. Jemi një familje dhe kështu veprohet në familje”, ka thënë këngëtari. Ndoshta kjo mund të ketë qenë një nga arsyet që Jason Momoa të mos mungonte në premierë.