Aktorët e njohur Chris Pine dhe Annabelle Wallis i kanë dhënë fund romancës së tyre, pas katër vitesh lidhje.
“41-vjeçari dhe 37-vjeçarja janë ndarë dhe nuk kanë qenë së bashku për disa muaj”, tha një burim për Entertainment Tonight.
Gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, Pine, 41, dhe Wallis, 37, e mbajtën jashtëzakonisht private, duke mos marrë pjesë kurrë në evente së bashku ose duke postuar për njëri-tjetrin në mediat sociale.
Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në mars 2018, kur u panë së bashku në aeroportin Heathrow të Londrës.
Më pas Chris Pine dhe Annabelle Wallis u panë teksa drekonin dhe bënin shëtitje ose pazare ushqimore.



















