Para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar se ndonëse aleanca nuk synon konflikt është e gatshme për të dhe do të mbrojë territoret e vendeve anëtare.
Deklaratat e tij kanë ardhur pasi aleatët e NATO-s kanë thënë se janë të bashkuar kundër agresionit rus, mirëpo nuk kanë gatishmëri për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainë.
Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar këtë mbyllje, në mënyrë që të shmangin sulmet ajrore të Rusisë.
“Aleanca jonë është mbrojtëse. Ne nuk duam konflikt. Mirëpo nëse konflikti vjen te ne, ne jemi të gatshëm për të dhe do të mbrojmë secilin inç të territorit të NATO-s”, u shpreh ai.



















