Aktorja Sophie Turner dhe bashkëshorti i saj aktori dhe këngëtari Joe Jonas janë në pritje të një fëmijë tjetër. Mejithëse lajmi nuk është zyrtarizuar, por po të kemi parasysh që as shtatëzania e parë nuk u komfirmua asnjëherë, burime të sigurta pranë çiftit thonë se aktorja është muajin e 4 të shtatëzanisë dhe se gjithçka shkon shumë mirë.
Po sipas këtij burimi Sophia ndjehet shumë krenare për këtë shtatëzani, por dëshiron të jetë e kujdesshme dhe nuk do ta japë konfirmimin derisa të ndjehet e sigurtë. Madje zërat shkojnë dhe më larg duke pohuar se çifti është në fazën e përzgjedhjes së emrit.
Megjithatë një gjë është e sigurtë. Si Sophia ashtu dhe Joe nuk e kanë fshehur kurrë dëshirën për të zgjeruar familjen. Vitin e kaluar ata u bënë prindër të një vajze Willa. Madje lindja e Willas i bëri akoma dhe më të bashkuar. Urime pra çiftit!