Lajmi se “Gjeniu i Vogël” do të rifillonte gëzoi pafund shumë fëmijë, të cilët do të kenë mundësi të marrin pjesë në programin e zbulimit të talenteve të reja.
“Gjeniu i Vogël” do të transmetohet në “Vizion Plus”, dhe së fundmi faqja zyrtare e televizionit ka zbuluar se edicioni i 8-të do të nisë rrugëtimin më 8 Mars, në orën 21:00.
Ndërkohë që është zbuluar edhe juria, e cila përbëhet nga katër profesionistë dhe emra shumë të dashur për publikun. Bëhet fjalë për Adrian Hilën, Vikena Kamenicën, Bojken Lako, Olta Boka.
Kujtojmë që prezantuesja e këtij programi do të jetë Jonida Vokshi, lajm të cilin moderatorja e dha së fundmi në rrjetin e saj social Instagram.