KreuCelebrity

Harry Styles ka një profil sekret në Tik Tok?

Fansat e këngëtarit Harry Styles ka vënë re një profil të dyshimtë në Tik Tok, i cili mund të rezultojë të jetë i vetë këngëtarit.

Le të fillojmë t’i analizojmë me radhë. Username është @suemonella, i cili është  emri me të cilin e kanë pagëzuar miqtë e tij Grimshaw, Harry Lambert e Harris Reed!

Zërat se llogaria (aktive dhe sekrete) mund të jetë e këngëtarit u shtuan dhe më shumë nga një foto e shkrepur gjatë daljes nga studioja muzikore e Abbey Road.  Harry mbante në dorë telefonin ndërkohë që në skermën e tij dallohej një llogari Tik Tok-u, e cila në atë kohë kishte vetëm 2 postime. Numri i postimeve në llogarinë @suemonella është shtuar, por 2 postimet e parë janë pikërisht ato që shihen në telefonin e Harry-t.  Në një video të kësaj llogarie shfaqet një njeri i paindentifikuar teksa ngjitet në disa shkallë të kuqe. E pra e dini se cila shtëpi ka shkallë të kësaj ngjyre? Shtëpia londineze e Harry-t!  Po, po pikërisht ajo.

Në një klip tjetër duket targa Spotify e Watermelon Sugar, hiti veror i këngëtarit. Nga një vështrim i hollësishëm i videove të llogarisë vihet re një çantë e madhe fiks për ta mbajtur targën. Nuk i shpëton asgjë fansave të Harry Styles, madje dhe Sherlok Holmes do të dukej amator para tyre.

Për t’i vënë kapakun në këtë profil shfaqet dhe një video e grupit Wolf Alice, i cili si rastësisht do të çelë koncertet e turneut evropian të Harry-t.  Të jenë të gjitha koencidenca? Është profili i tij apo një lloj strategjie marketing për promovimin e albumit të ardhshëm? Të gjitha këto mbeten për t’u parë, ndërkohë që fansat e tij vazhdojnë kërkimet në zbardhjen e të vërtetës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF