Fakti që këtë fillimjave, Selena Gomez u pa në koncertin e Dua Lipa në New York me biznesmenin Zen Matoshi, ka bërë të indin menjeherë dyshime për një lidhje mes saj dhe biznesmenit me origjinë shqiptare.“Panorama Plus” thote se Zeni është një nga organizatorët e “Sunny Hill”, festivali i përvitshëm që Dua Lipa organizon në Kosovë.
Një burim i afërt me Selenën pohoi për E!News se mes tyre ka vetëm miqësi. “Ai punon në fushën e teknologjisë dhe ka ndihmuar në këshillimin e Selenës, ” tha burimi.
Selena dhe Zen u panë së bashku në shfaqjen e “Madison Square Garden” më 1 mars. Ishte ai që postoi një video në Instastory ku shihej skena teksa Dua performonte hitin e saj “Cold Heart”.
Selena ka qenë këto kohë shumë e fokusuar tek shfaqja e saj “Only Murders in the Building” dhe biznesi, ndërsa ka qenë single për një kohë të gjatë tashmë.