KreuCelebrity

Një tjetër çift i famshëm dhuron shumën e cmendur për Ukrainën!

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher dhurojnë tre milionë dollarë për refugjatët: “Krenare që jam ukrainase”

Çifti i aktorëve kanë hapur një llogari për mbledhje fondesh në GoFundMe me synimin e arritjes së shifrës të 30 milionë dollarëve për ndihma humanitare në kampet e refugjatëve.

“Kam lindur në Chernivtsi në Ukrainë më 1983. Kam ardhur në Amerikë në 1991 dhe jam ndjerë gjithmonë amerikane. Por asnjëherë si tani nuk jam ndjerë kaq krenare që jam ukrainase”. Këto janë fjalë të aktores Mila Kunis e cila bashkë me aktorin e njohur Ashton Kutcher kanë vendosur të ndihmojnë rezistencën e popullit ukrainas. “Edhe unë jam shumë krenar që jam martuar me një ukrainase”, ka thënë aktori gjatë videos postuar në Instagram, ku bashkë me të shoqen bënë të njohur iniciativën e tyre.

“Kjo që po ndodh në Ukrainë është absurde, nuk ka vend për një sulm të tillë kundër njerëzimit”, vazhdon Mila në video, e cila zgjat një minutë e gjysmë.

Nëpërmjet platformës së krijuar në GoFundMe.org donacionet do t’i kalohen më pas dy organizatave të specializuara për emergjerca civile, njëra merret me dërgimin e ndihmave, ndërsa tjetra merret me strehimin e refugjatëve që janë duke ikur drejt Polonisë, Rumanisë, Hungarisë, Slovakisë dhe Moldavisë.

Çifti ka tre muaj që e ka vazhduar vetë këtë iniciativë, duke mbledhur 3 milionë dollarë. “Populli ukrainas ka nevojë për mbështetjen tuaj”, kanë apeluar ata gjatë videos.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF