KreuCelebrity

“Jetët e pafajshme po paguajnë për liderët e luftës”, Gigi Hadid dhuron të ardhurat e saj nga Java e Modës për ukrainasit!

Gigi Hadid ka vendosur që të ardhurat e saj të fituara në “Fashion Week” do t’i dhurojë për të prekurit nga lufta në Ukrainë.

Supermodelja Hadid theksoi se ajo dhe koleget e saj modele dëshironin të ndihmonin për të krijuar ndryshime pozitive përmes punës së tyre.

“Të kesh një orar të caktuar për Muajin e Modës do të thotë që kolegët e mi dhe unë shpesh prezantojmë koleksione të reja të modës gjatë periudhave zemërthyese dhe traumatike në histori. Ne nuk kemi kontroll mbi shumicën e orareve tona të punës, por do të donim të bënim diçka.

Duke ndjekur hapat e mikut tim @micarganaraz, po zotoj të dhuroj të ardhurat e mia nga shfaqjet e vjeshtës 2022 për të ndihmuar ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë, si dhe për të vazhduar të mbështes ata që përjetojnë të njëjtën gjë në Palestinë. Sytë dhe zemrat tona duhet të jenë të hapura ndaj çdo padrejtësie njerëzore. Të gjithë ta shohim njëri-tjetrin si vëllezër e motra, përtej politikës, përtej racës, përtej fesë. Në fund të fundit, jetët e pafajshme paguajnë për liderët e luftës. PAQE. PAQE. PAQE”, ka shkruar ajo.

 

 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF