Kryqi i Kuq i Kinës do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Wang Yi, ndërsa përsëriti thirrjen për vazhdimin e bisedimeve diplomatike.
Megjithatë ai theksoi se miqësia e Kinës me Rusinë është “e fortë” dhe perspektivat për bashkëpunim janë shumë të gjera.
“Miqësia midis dy popujve është shumë e fortë dhe perspektivat e bashkëpunimit në të ardhmen e të dyja palëve janë shumë të mëdha”, tha Wang në një konferencë vjetore për shtyp këtë të hënë në lidhje me Rusinë.
Ai e përshkroi marrëdhënien Kinë-Rusi si “marrëdhënien dypalëshe më të rëndësishme në botë, në favor të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit botëror”. Fjalët e Yi vijnë disa orë pasi kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i kërkoi Kinës të denoncojë Rusinë.