Pas vizitës në Ukrainë në mes të pushtimit rus, Sean Penn është kthyer në shtëpinë e tij në Amerikë.
Fituesi i çmimit Oscar, 61 vjeç, kujtoi përvojën e paharrueshme të kalimit të kufirit nga Ukraina në Poloni në fillim të kësaj jave, teksa u shfaq në emisionin “Anderson Cooper 360°”.
“Ne kishim luksin që të mund të braktisnim një automjet me qira në anë të rrugës. Kjo ishte një gjë befasuese për mua, ishin kryesisht gra dhe fëmijë, disa në grupe dhe disa vetëm një nënë dhe fëmija i saj, pothuajse në të gjitha nga ato makina.
Në disa raste, babai i linte dhe kthehej, sepse siç dimë që nga 18 deri në 60, burrat nuk duhet të largohen, duhet të qëndrojnë në rezistencën kundër Rusisë. Unë nuk pashë asnjë bagazh. Ishte sikur ata donin të besonin se do të ishin në gjendje të ktheheshin. Në disa milje që ecëm pasi braktisëm makinën tonë, nuk pashë një nga ato makina të lëvizte sepse ajo linjë ishte shumë e ngadaltë.
Dhe pastaj arrin atje dhe sheh të gjithë ata që kanë ecur gjithashtu në atë turmë. Isha i lumtur që pata përvojën e të shihja se çfarë ishte të kalosh përmes atij kufiri..çfarë do të thotë të ulesh atje për disa ditë”, tregoi ai.