Lidhja mes Camilla Cabellos dhe Shawn Mendes mori fund rreth tre muaj e gjysmë më parë.
Lajmi asokohe u dha nga vetë çifti, i cili u shpreh se pavarësisht dashurisë që ende ndjejnë për njëri-tjetrin, kishte disa faktorë të tjerë që ndikuan që ata të mos vazhdonin marrëdhënien.
Së fundmi, Camilla gjatë një interviste ka zbuluar se mes saj dhe Shawn Mendes nuk ka asnjë hatërmbetje dhe shtoi se ndarja e tyre erdhi si pasojë e procesit të rritjes dhe synimi i tyre tanimë është fokusimi te karriera.
“Ato vite që ishim së bashku, fokusi im ishte vetëm, ‘Si mund të jetoj një jetë të lumtur dhe të jem në një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme?’” i shpjegoi Camila, më tej ajo shtoi, “Po bëj shumë terapi. Fokusi im ka ndryshuar vërtet. Mendoj se ndërsa po rritem, prioritetet ndryshojnë. Dhe ndihem sikur ishte kështu për ne të dy”, tha këngëtarja.