Anaid Kaloti gjatë “Big Brother VIP” ka qenë mjaft aktiv dhe vazhdimisht ka dhënë mendimin e tij në lidhje me situata të caktuara brenda shtëpisë më të famshme ne Shqipëri.
Së fundmi ish-fituesi i këtij formati ka folur në lidhje me eksperiencën e tij në këtë “reality show”.
Edhe pse ai ia doli të fitonte, Anaidi është shprehur se i është dashur gati 2 vite të marrë veten.
“Shtëpia e “Big Brother” është një psikiatri e vogël. Trysnia vazhdon edhe pasi del nga shtëpia. “Big Brother” nuk mbaron pasi përfundon spektakli, por vazhdon gjatë, madje çfarë kam njohur nga banorët që kanë dali së fundmi, u them se pas dy viteve do ta merrni veten”, tha ai.