KreuCelebrity

Vogëlushi që vuan nga sindroma e “flokut që nuk krihet”! 

Një nënë në Shtetet e Bashkuara u përfshi nga paniku kur mësoi se vogëlushi i saj mund të vuante nga “sindroma e flokut që nuk krihet”. Dikush ia sugjeroi këtë në Instagram, kur pa fotot e djalit që sot është 2 vjec.

 Katelyn Samples, 33 vjecare, nuk e dinte se cfarë të priste kur mendoi se kjo mund të jetë e vërtetë. Ajo e kishte vënë re flokun rebele të fëmijës, i cili përhapet në të gjithë drejtimet, duket i cuditshëm dhe në përbërje e nuk rregullohet dot në asnjë formë.

Samples vendosi t`i drejtohet një mjeku specialist. Dhe kështu mësoi se ka rreth 100 raste të ngjashme në mbarë botën. Megjithatë, mjeku vetë nuk kishte ndeshur dicka të tillë në karrierën e vet 19 vjecare.

Fatmirësisht, fëmija ka një zhvillim normal dhe nuk paraqet probleme shëndetësore, sepse në disa raste te rralla, kjo lloj syndrome shoqërohet edhe me probleme të kockave në zgavrën e syrit.

Duket se tek fëmijët e prekur, një situatë e tillë zgjat deri në moshën 3 vjec, e paskësaj, floku nis e ulet vetë dhe merr një pamje më normale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF